Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Elmar Brok, i cili ka mbështetur PD në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Berisha shprehet se gjithçka është ironi.
Berisha shtoi më tej se Brok është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë, duke theksuar kështu se ish-eurodeputeti i qëndron besnik Partisë Demokratike, pavarësisht takimit të tij me Ramën në Gjermani.
“Ai mbetet një mik dhe urimi është ironi. Është një ironi. Nëse pyet ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, tha Berisha.
Më herët gjatë ditës së sotme Rama postoi një foto ku shfaqej së bashku me Brok, ndërsa ky i fundit ka uruar kryesocialistin për fitoren e mandatit të katërt.