HomeKronikeShpërthimi në burgun e Fushë-Krujës/ Tritoli i krijuar në mënyrë artizanale me...

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës/ Tritoli i krijuar në mënyrë artizanale me nitrat u hodh tek gjeneratorët

spot_img

Detaje të reja dalin nga shpërthimi me eksploziv në burgun e Fushë-Krujës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (28 Maj).

Sipas burimeve, lënda eksplozive është hedhur tek gjeneratori. Raportohet se tritoli ka qene artizanal i krijuar me nitrat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 dhe shpërthimi ka ndodhur brenda perimetrit të burgut të Fushë-Krujës.

Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar dhe as dëme materiale.

“Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit”, njoftoi policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular