Parlamenti aktual rinis sot punimet pas mbylljes së procesit zgjedhor të 11 majit. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka drejtuar një mesazh kolegëve të tij deputetë demokratë për seancën plenare të ditës së sotme që do të jetë e para pas zgjedhjeve të 11 majit.
Në mesazhin e tij, Bardhi thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë seancë dhe deklaron se do të bëhet gjithçka për të paraqitur faktet e asaj që ai e cilëson si “farsë elektorale”. “Të nderuar kolegë, nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit. Ju përshëndes!” – shkruan Bardhi.
Seanca parlamentare do të zhvillohet në orën 12:00 dhe pritet të shënojë rikthimin e debatit politik në Kuvend, pas një fushate zgjedhore të shoqëruar me akuza për parregullsi dhe manipulime. Mësohet se një orë para seancës, e cila do të zhvillohet në orën 12:00, PS do të mbledhë grupin parlamentar. Në mesazhin që kreu i grupit, Niko Peleshi u ka dërguar deputetëve kërkohet pjesëmarrje e domosdoshme dhe thuhet se në grup do të diskutohet mbarëvajtja e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seancat në vazhdim.
“Përshëndetje, kolege! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e enjte, datë 29 maj, ora 12:00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11:30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit” -thuhet në mesazhin që kreu i grupit PS, Niko Peleshi, u dërgon deputetëve.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka thirrur paraditen e sotme Konferencën e Kryetarëve, ku sipas rendit të ditës pritet të shqyrtohet projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
Gjithashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025 si dhe Raporti i Monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimevetë raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.
Po sot në orën 12:00 do të mblidhet seanca plenare. Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tret