HomeKryesore11 maji/Zgjedhjet nuk njihen duke mos marr mandatet, të tjerat janë broçkulla...

11 maji/Zgjedhjet nuk njihen duke mos marr mandatet, të tjerat janë broçkulla për militantët

spot_img

Partia Demokratike dhe kryetari i saj Sali Berisha së bashkë më të tjerë zyrtarë dhe deputet të listës po këmbëngulin për zgjedhje të manipuluara nga mazhoranca. Sali Berisha çdo ditë nga selia si dhe të tjerët e urdhëruar për të postuar në rrjete sociale këmbëngulin për një proces të kapur nga mazhoranca, për votë të tjetërsuar.  PD ka të gjithë instrumentet ligjore të garantuara në ligjin zgjedhor që vet kërkoi dhe e votoi së bashku me mazhorancën, njerëzit e saj në KQZ dhe institucionet e tjera, ka mundësinë të shkojë me prova konkrete tek institucionet e drejtësisë dhe ndërkombëtarët me prova kokëforta dhe jo thashetheme dhe statuse në FB. Por edhe nëse kjo opozitë, më konkretisht PD beson vërtet që është fituese pavarësisht se rezultati është shumë i thellë ku opozitës i mungojnë 300 mijë vota, për të kryer akt politik ndaj një narkoshteti siç pretendojnë deputetët e dal nga zgjedhjet e 11 majit duhet të refuzojnë mandatet. Nesë besojnë për manipulim kjo duhet të ndodh, e nëse deputetët e PD marrin mandatet dhe opozita flet për manipulim këto nuk janë gjë tjetër veçse broçkulla për të mbajtur militantët gjallë nga kjo humbje turpëruese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular