HomeKronikeAutorët qëlluan nga një automjet në lëvizje, detaje nga plagosja në Durrës!...

Autorët qëlluan nga një automjet në lëvizje, detaje nga plagosja në Durrës! 36-vjeçari i ka shpëtuar një atentati dy vite më parë

spot_img

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës, ka pasur si shënjestër një 36-vjeçar, Arber Gorgea, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Nga burimet policore mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle, në kufirin midis zonës së Shënavlashit dhe Fllakës.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qëlluar nga një automjet tip “Ford” në lëvizje, duke e goditur të plagosurin në krahun e majtë me armë të llojit pistoletë. Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.

36-vjeçari ka qenë i plagosur edhe dy vite më parë në një tjetër atentat, duke ngritur dyshime për një përplasje të vazhdueshme mes palëve.

Aktualisht, ai ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa forca të shumta policie janë të pranishme në ambientet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivin dhe autorët e sulmit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular