HomeSportFirma e Ançelotit me Brazilin e jashtëligjshme? FIFA kërkon shpjegime për një...

Firma e Ançelotit me Brazilin e jashtëligjshme? FIFA kërkon shpjegime për një pagesë 1,2 milionë euro

spot_img

Karlo Ançeloti ka pak ditë që ka firmosur me Brazilin duke u ulur në pankinën e përfaqësueses së këtij vendi. Por mënyra si trajneri përfundoi në drejtimin e “seleçaos” është bërë pjesë e një hetimi të FIFA-s.

Kjo e fundit ka kërkuar shpjegime nga Federata e Brazilit se pse ndërmjetësi zyrtar i kësaj marrëveshje nuk është një menaxher që ka licencën e FIFA-s. Diego Fernandes quhet ndërmjetësi i cili pa licencë të FIFA-s, ka arritur të lidhë palët në këtë marrëveshje të bujshme, duke përfituar edhe financiarisht nga ajo.

Sipas FIFA-s, kjo është një shkelje e rregulloreve të saj e që mund të sjellë pasoja, por i ka dhënë kohë Federatës të shpjegohet, duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e marrëveshjes përfshirë dhe pagesat. Federata ndërkohë ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se negociatat ishin kryer nën drejtimin e presidenti Ednaldo Rodrigues, të shkarkuar nga një gjykatë në Brazil më 15 maj.

Megjithatë, pjesëtarë të stafit të menaxherit të përfolur në këtë çështje kanë bërë të ditur se ai ka përfituar një shifër prej 1,2 milionë eurosh. Por ajo do i kalojë vetëm pasi të marrë licencën përkatëse të FIFA-s. Meqë gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt, ai nuk kishte pasur kohën e duhur të pajisej me një të tillë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular