HomeAktualitetFOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe...

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

spot_img

Në një auditor të Universitetit të Salentos është dëmtuar një tabelë përkujtimore kushtuar Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare të vrarë në Romë, për të cilën është përgjegjës ish-i dashuri i saj, Mark Samson. Në tabelën që i kushtohet vajzës dhe që ndodhet në sallën e leksioneve, është fshirë me laps fjala “femincid”.

Ngjarjen e ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale Departamenti i Shkencave Humane dhe Shoqërore i universitetit, i cili ka shprehur “shqetësim dhe dënuar me forcë” këtë akt vandalizmi në auditore.

Në tabelën e vendosur në karrigen e Ilaria Sulës shkruhet:

“Ky vend është i rezervuar për Ilaria Sulën, e vrarë nga femincidi. Sot ajo do të duhej të ishte në leksion.”

Por, me laps të zi është fshirë fjala “femincid”.

Ky akt është dënuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili ka theksuar:

“Kjo fyen kujtimin e Ilaria Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe bie ndesh me vlerat tona të respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë qytetare që udhëheqin çdo ditë punën tonë në kërkim, mësim dhe angazhime shoqërore. Lufta kundër çdo forme të dhunës gjinore është për ne një angazhim i vërtetë, jo thjesht fjalë boshe. Departamenti, përmes të gjitha strukturave të tij, do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe debateve. DISUS riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe ndërtimin e një komuniteti universitar gjithnjë më të vëmendshëm, solidal dhe të lirë nga çdo formë diskriminimi.”

Edhe babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, ka reaguar duke thënë:

“Më vjen shumë keq për Ilarian. Me këtë akt fyhet kujtimi i saj dhe i vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë. Fatkeqësisht, në botë ekzistojnë edhe njerëz të tillë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular