HomeAktualitetKeni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me temperaturat

Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me temperaturat

spot_img

Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Sipas meteorologëve kjo fundjavë do të jetë e ngrohtë dhe me diell.

“E shtuna dhe e diela do të përmirësojë akoma më dukshëm motin në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, vranësira kalimtare, nuk pritet që të ketë reshje as në zonat malore”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.

Ndërsa temperaturat do të jenë tipike vere, pasi termometri pritet të ngjitet në 30 gradë Celsius.

“Të shtunën mbetemi me temperatura 30 gradë dhe ditën e dielë 31 gradë dhe lehtësisht mbi 31 gradë do të kenë disa zona në Ultësirën Perëndimore. E shtuna dhe e diela do të dobësojë ndjeshëm intensitetin e erës. Kështu që do të jetë një fundjavë, le të themi, mjaft e favorshme për të gjithë ata që duan të pushojnë apo të vizitojnë bregdetin”, tha Lajda Porja.

Sinoptikanët parashikojnë se muaj Qershor do të jetë i ngrohtë dhe pa reshje shiut. Ndërsa kjo verë nga studiuesit klasifikohet si një nga më të nxehtat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular