HomePolitikeKërkuan rinumërim të votave preferenciale në Tiranë dhe Durrës, KAS rrëzon ankimet...

Kërkuan rinumërim të votave preferenciale në Tiranë dhe Durrës, KAS rrëzon ankimet e 4 kandidatëve të opozitës

spot_img

Kandidatët e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Lisandër Hoxha, Mimoza Hajdarmataj dhe Aulon Kalaja, janë rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili vendosi se ata nuk legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre në listë të hapur.

Vendimi u mor 4 me 1 në KAS, ku vetëm përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro që kandidatët individualë të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.

Ndërkohë, përfaqësuesit Bele e Lako nga PS dhe Braho e Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati.

Vendimi vjen pas kërkesave zyrtare të dorëzuara nga 4 kandidatët për rinumërim të votave preferenciale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular