Deputeti demokrat, Ferdinant Xhaferaj, i cili nuk kandidoi për një mandat tjetër në këto zgjedhje, ka folur për situatën politike në vend.
Konkretisht, për PD-në, ai tha se është një parti me shumë potencial, duke shtuar se ka qeverisur për vite të tëra vendin, por sipas tij tashmë ajo ka nevojë për reformim.
Xhaferaj tha se reformimi i partisë mund të ndodhë nga vjeshta deri në pranverë.
“PD ka shumë potencial. Ka qeverisur Shqipërinë për vite të tëra dhe ata njerëz profesionistë janë rrugëve. Modeli Tabaku-ALimehmeti ekziston në çdo qark. Auron Kalaja në Durrës. Do ishte mirë që të ishin në lista të mbyllura. Si i do Edi Rama listat e PD? Pra, edhe vendimi për listat u mur nga Edi Rama.
Besoj shumë dhe shumë fort se nga vjeshta deri në pranverë PD do të futet në reformim. Janë vetë zhvillimet që ushtrojnë një presion të pamasë që të futet në reformim”, tha Xhaferaj në studion e News24.
I pyetur se kush do ta bëjë reformimin, ai përdori një metaforë duke thënë; “ndryshimin, kur nuk janë në gjendje të bëjnë gjeneralët, do ngrihen ta bëjnë kolonelët.”