Nga Shefqet Meko
Duartrokitjet entuziaste të njeriut dhe veçmas të turmës, më kanë ngacmuar fantazinë. Shpesh, kur kujtoj “kohën e duartrokitjeve”, më vinë në mendje kotnajat e shkuara. Me naivitet mendoja se “duartrokitjet socialiste”, ishin të sinqerta, vullnet i njeriut, mirënjohje e kolektivit dhe popullit për “Njishin” e tribunës. Kam provuar të duartrokas, brohoras dhe disi të duartrokimet. Nuk kam një “inventar” të duartrokitjeve të mia, as të popullit tim, as të historisë shqiptare. Në fakt, në Amerikë, kam mësuar se duartroktijet numurohen madje kronometrohen si vrapi sprint i rinisë sonë. Për shembull më 2018, Presidenti Tramp, nё fjalimin kombёtar para Kongresit, mori më shumë se 110 herё duartrokitje dhe ovacione nga “kolegët e republikanë”, duke shënuar gati 30 minuta duartrokitje e ovacione ose saktёsisht 1,785 sekonda.Ato kohë fjalimi i Presidentit Tramp u shënua i treti, më i gjati pas dy rekordeve nga Presidenti Klinton.
Po ne shqiptarёt sa orë e sa ditë kemi duartrokitur? Pse ende duartrokasim? Kë duartrokasim tani? Kush dreqin e shpiku duartrokitjen?
Sipas studimeve, thuhet se duartrokitja e parë është realizuar nga Grekët e Lashtë, (Mbase në Butrint do kisha dёshirё), nё shekullin e 4 BC,por që në vitet e Bizantizmit u bё modё edhe nё politikё.Thuhet se perandori romak Nero, hapi edhe shkollёn e duartrokitjeve. Mё vonё Parisi u bё “kryeqytet i duartrokitjeve” sidomos nё koncertet e shfaqet artistike. Pra njeriu e ka përdorur duartrokitjen si një nevojë për të shprehur diçka “në kor” si miratim, pohim dhe admirim. Ata qё kanё vёzhguar kёtё fenomen, thonё se njeriu duartroket 2.5-5 herё nё njё second. Sipas ekspertëve tё kёsaj fushe, bebet që në vitin e parë të jetës përplasin duart, jo për “duartrokitje” por për të bërë zhurmë dhe tërhequr vëmendje.Janë prindërit që i gëzohen këtij gjesti duke e nxitur që ta përsërisin si refleks dhe kështu ne “rritemi duke duartrokitur”.
Kujtoj duartrokitjet e mia, dhe qesh me vete. Kujtoj brohoritjet e mia dhe “ul kokën”. Sjell në mendje “fishkëllimat” e shumta që nё timbrojnё edhe në këtë moshë. Fishkëllima ka qënë gezimi im kur kёndohet njё kёngё e luhet një valle, kur shoh çifte që puthen në dasma, kur shoh të hidhet devolliçja, vallja gorare apo pogonishtja… Unë fishkëllej “pa gishta”, por me shpirt.
Ne jemi “majmunë” të edukuar. Duartroktijet vijojnë kudo edhe sot nëpër glob dhe në Shqipëri dhe natyrisht edhe në Amerikë ku “inventarizohen”. Në Shtëpinë e Bardhë kemi parë se si “burrat me kollarë”, duartrokasin “firmën e Presidentit” vetëm për të shprehur “dashuri politike”.Sipas mendimit tim duartorkitjet zyrtare amerikane mё hipokrite kanё qёnё ato pёr tarifat nё “Ditёn e Çlirimit”(!!). Njeriu nga larg duke parë qelqet me ngjyra pyeti: “Ç’ishin ato duartrokitje”?….
Në Shqipërinë tonë duartrokitet qeveria, kryeministri, presidenti, kryetari i opozitës, natyrisht edhe Ilir Vrenozi “pa dhëmbë”, symbol tipik i djathtizmit aktual shqiptar… E kush nuk duartrokitet sot? Kush!?…
A pyesim veten përse duartrokasim?
Sikur të kisha një telekomandë si ato që shpërthenin dinamitin në guroret e minierat e socializmit, do isha i lumtur të “kontrolloja” duartrokitjet idjote me atё “butonin e kuq”. Fjalime të mbushura me “vjellje” me “narkoshtet”, diktaturë, varrosje tё pluralizmit, akuza,me fjalё katrama, me bufa kënetash, me llucë e baltë, me tallje dhe sharamanie, kёto tё gjitha pasohen me “duartroktijet pёr udhёhqesin” edhe kur nuk thuhet asgjё. Një “pushtues” i opozitёs, çirret nëpër ekrane “jam misionar”, dhe gjynahqarët duartrokasin e brohorasin “E tha Ai. E tha Njishi. Do ta thotё Amerika”.Fjala shqip bёn skёterrё Atdheun edhe duke çuar “pusulla nёpёr botё”dhe njё ndёrtesё buzё Lanёs, buçet nё duartrokitje. Kryeministri flet, por nuk shpjegohet pёr mosrealizimet apo premtimet e pёrsёritura, por “turma duartroket”. Duartorikje pёr çdo gjё, pёr humbje madhёshtore e “fitorje pas fitorjesh”…
Përse duartrokasim? Nё tё shumtёn e rasteve ne thjesht “bashkohemi me fshatin”, pra me turmёn.A e dini se ç’ndodh herё pas here me mua? Kur zgjidh një problem në biznesin e përditshëm, kur mësoj dikça të re qё nuk e kam ditur kurrё dhe e aplikoj me sukses them “Bravo Meko” e qesh me vete.Unё “duartrokas” vetёm kur zgjidh njё shqetёsim apo gjej fabulёn pёr tё shkruar. Në fund të fundit kjo është “duartrokitja” më e sinqertë, sepse vetduartrokitja ime, përshendet një zgjidhje, një shans edhe për tjetrin, dhe duke qënë se biznesi është edhe një “çështje pa zhurmë”, unë “pёrkёdhel” egon time pёr tё mёsuar e zgjidhur probleme qё sjellin fitim nё dollarё. “Paske rrjedhur” po thotë dikush. Dhe unë vijoj tё qesh, sepse askush më mirë se unë nuk di të vërtetën e “duartroktijes për vete”.
Përse duartrokasim , sidomos në politikë? Që të miklojmё mashtruesit të vijonë “mashtrimin e radhës”?…
Nuk duartrokas më. Të mos duartrokasim. Të rrimë “duarkryq” si revoltë popullore ndaj mashtruesve që fitojnë vota “me duartrokitje” dhe duan edhe më shumë kur janë në pushtet apo opozitё. Njё udhёheqёs opozitar kёtё e quajti “mosbindje civile”, por ajo punё “iku pёr lesh”.
Ah sikur të kishim inventarizuar “Duartrokitjet shqiptare”. Librat e shёnimeve do ishin “Dajti” i duartoriktjeve shqiptare. Si thotё ajo shprehja “U mbars mali e polli njё mi….”
Sё fundi, duke qeshur njё, “duartrokitje pёr shkrimin e duartrokitjeve”!!!….
Shefqet Meko
Minneapolis, 28 Maj 2025