HomePolitike“Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë”, Marta Kos:...

“Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë”, Marta Kos: Me Edi Ramën kemi një marrëveshje…

spot_img

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se në muajin qershor do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke shënuar një etapë vendimtare në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Në një konferencë të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane në Bruksel, Kos tha: “Na duhet të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në qershor. Me këtë hap, do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave.”

Ajo shtoi se më pas do të nisë procesi i mbylljes së kapitujve, që është faza përfundimtare dhe po aq e rëndësishme në integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

Komisionerja e BE-së konfirmoi gjithashtu se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarësime të reja nga Ballkani Perëndimor. “Me Edi Ramën kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën – më në fund,” deklaroi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular