Partia Demokratike këtë të premte doli hapur kundër kandidatëve të saj, duke i’u rrëzuar ankimet për rinumërimin e votave preferenciale. Kandidatja e PD-së në listën e hapur në Durrës, Ilirjana Kuçana, thotë se kësaj beteje do t’i shkojë deri në fund. Zhgënjimin e shpreh hapur për anëtarët e opozitës në KAS që bashkuan votat me PS, duke thënë se mbeti e shokuar. Ajo tregon se ka fakte që vota e saj është tjetërsuar dhe pasi ka vëzhguar pamjet filmike, ka bërë edhe kërkesën për rinumërimin e votave të saj.
“Dhimbja më e madhe për një kandidat demokrat nuk është se nuk pranohet kërkesa e një kandidati nga anëtarët e KAS të PS, por kur sheh që anëtarët e PD bashkojnë votat me PS, kjo ka qenë një nga ngjarjet që unë personalisht kam qenë e shokuar. Kam pyetur në sallë se si ka mundësi dhe si ka qenë miratimi.
Ka qenë 4 pro dhe 1 kundër. Siç e dini vendimi për numërimin e kandidatëve, e cila pasi ka marrë pamjet filmike, pasi i kam drejtuar KQZ disa kërkesa, të më vendosë në dispozicion proces verbalet, një e drejtë që e ka secili kandidat, akoma nuk i kam. Kam kërkuar sot në KAS që si kandidate për deputete në qarkun e Durrësit, duke parë parregullsitë.
Pas vëzhgimit të pamjeve filmike kam evidentuar ndryshim të vullnetit të qytetarëve durrsakë, kam kërkuar rinumërimin në disa KZAZ në qarkun e Durrësit. Kam fakte, kam parë pamjet pamjet filmike. Kam kuti të identifikuar që është tjetërsuar vota ime dhe i është kaluar kandidatëve të tjerë”, tha Kuçana në Report Tv.