HomePolitikePD ankimon në KAS rezultatin e qarkut Vlorë për 11 majin: Shteti...

PD ankimon në KAS rezultatin e qarkut Vlorë për 11 majin: Shteti në shërbim të partisë, u tjetërsua edhe “Diaspora”!

spot_img

PD ka ankimuar një tjetër qark pasditen e kësaj të marte, duke kontestuar rezultatin zgjedhor në Qarkun e Vlorës.

Në shkresën zyrtare të koalicionit PD-ASHM, kundërshtohet rezultati o votimit në Qarkun e Vlorës, gjithashtu kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark, sikurse dhe përsëritjen e zgjedhjeve në të gjithë Qarkun Vlorë.

Sipas ankimit, PD thekson se shteti u vendos në shërbim të partisë, përmes sistemit të patronazhimit, presionit dhe intimidimit të administratës publike.

Gjithashtu në dokument theksohet fakti se pati punësime të reja në administratë gjatë fushatës, si shkelje e rëndë e ligjit për përfitim politik, duke devijuar vullnetin e zgjedhësve.

‘Dhënia e lejeve të legalizimit/ndërtimit gjatë fushatës zgjedhore, si dhe veprimtari të tjera të ndaluara’, thuhet më tej në ankim.

Një tjetër pikë e rëndësishme të cilën e konteston fort PD, është manipulimi kriminal i votës së Diasporës, që sipas saj ngre dyshime serioze mbi integritetin e votës së diasporës në tërësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular