Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit.
Burime për News 24 bëjnë me dije se i plagosuri i identifikuar me emrin Arbër Gorgea ka arritur të shkojë vetë deri në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve për t’u transportuar drejt spitalit.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 36-vjeçari ishte në lëvizje në momentin kur është qëlluar.
Njoftimi i policisë
DVP Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.