Youtuberi i famshëm IShowSpeed është takuar me kryeministrin Edi Rama në stadium në Gjermani, nje dite para finales se Champions League.
Takimi ka qenë rastësor, teksa Speed ndodhet në Mynih të Gjermanisë aty ku nesër do të mbahet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së.
Rama shfaqet i ulur në zonat VIP të stadiumit me djalin e tij Zaho dhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka.
Së bashku kanë zhvilluar një bisede të shkurtër, ku Speed i thotë kryeministrit Rama se “i mungon Shqipëria”.
Speed: U bë kohë që s’jemi parë miku im shqiptar
Rama: Si je? Ky është presidenti i federatës tonë
Speed: U bë kohë e gjatë që nuk jemi parë. Më mungon Shqipëria, duhet të kthehem sërish.
Rama: Sigurisht, je i mirëseardhur.
Speed: Më mori malli, kur të vijë në Shqipëri do të të bëj telefon