HomeAktualitetVranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme! Ja sa do të jenë temperaturat

spot_img

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshje shiu të dobëta dhe lokale (reshje shiu kryesisht në formë pikash).

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 28 gradë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s

Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular