HomeAktualitet100 mijë anëtarë/SHKK FED invest mban Asamblenë Vjetore 2025: Të bashkuar për...

100 mijë anëtarë/SHKK FED invest mban Asamblenë Vjetore 2025: Të bashkuar për më shumë mundësi dhe financa sociale

spot_img

Më datë 31 Maj 2025, ne ambientet e Hotel “Hilton Garden” në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim – Kreditit “FED invest” zhvilloi me sukses Asamblenë e Përgjithshme Vjetore. Asambleja e Përgjithshme është autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe demokratik i FED invest, ku anëtarët kanë të drejtën e votës, sipas parimit një anëtar, një votë. Ky takim, i dymbëdhjeti në radhë, shënoi një tjetër gur themeli në historinë 33 vjecare te institucionit tone si kooperativa financiare më e madhe dhe me e konsoliduar ne vend, me mbi 97 mije anëtare dhe me 58 dege te shtrira ne mbare vendin.


Kjo Asamble përmbylli takimet e Mbledhjeve të Përgjithshme Vjetore në të gjitha Njësitë Grup/Bazë, ku anëtarësia u njoh me aktivitetin dhe arritjet e vitit 2024, si dhe objektivat e vitit 2025. Delegatë nga e gjithë Shqipëria, përfaqësues të Njësive Bazë/Grup, u mblodhën ne këtë forum për të reflektuar mbi rrugëtimin e vitit 2024, për te vlerësuar arritjet, për të shkëmbyer përvojat dhe diskutuar mbi sfidat dhe zgjidhjet, si dhe për të projektuar së bashku objektivat ambicioze të FED invest-it per vitin 2025. Në qendër të diskutimeve ishin çështje si: rritja e inovacionit dhe e zgjerimi i shërbimeve digjitale, marketingu efektiv, përfshirja financiare për të gjithë segmentet dhe fuqizimi i komuniteteve lokale.
“Asambleja jonë është më shumë se një mbledhje, është një manifestim i vlerave tona të përbashkëta, i besimit dhe bashkëpunimit që na ka sjellë deri këtu,” theksoi Kryetarja e Këshillit Drejtues, Zj. Zana Konini në fjalën e saj hapëse, duke falënderuar anëtarët, ekipin drejtues dhe partnerët për besimin e mbështetjen e pandërprerë.


Në fjalën e saj znj. Zana KONINI, Kryetare e Këshillit Drejtues të SHKK FED invest theksoi se: -“ Me vizionin për financë të qëndrueshme, viti 2025 do të fokusohet në përmirësimin e ofertës sonë unike financiare, fuqizimin e kornizës së menaxhimit të riskut, thellimin e personalizimit të shërbimeve për anëtarët në çdo hap të rrugëtimit të tyre financiar dhe zgjerimin e anëtarësisë për të kapur sa më shpejt këtë vit “gurin kilometrik 100 mijë anëtarë”.
Ndërsa z. Perlat SULAJ, Administrator i SHKK FED invest, tha se: -”realizuam me sukses një sërë aktivitetesh institucionale për rritjen e kapaciteteve institucionale në funksion të objektivave strategjikë, fushata marketingu dhe promocioni që kanë sjellë forcimin e „brand-it“ të FED invest në treg, si dhe në komunitetin e institucioneve financiare dhe donatorëve të huaj. Kemi vazhduar t‘i konsolidojmë marrëdhëniet me partnerët e huaj, si dhe të fillojmë projekte të reja që vijojnë të zbatohen edhe gjatë vitit 2025.

Asambleja vlerësoi lart punën e Komitetit te Kontrollit dhe Komiteteve “Anëtari ne Qendër” dhe “Ekipi i Opinionisteve”. Asambleja gjithashtu ritheksoi rolin kyç të Qendrës ABA si katalizator për ekspertizën, informacionin dhe njohuritë agri dhe përfshirje të grupeve vulnerabël ne finance dhe ngritje kapacitetesh, si dhe rikonfirmoi angazhimin për të thelluar bashkëpunimet me partneret ndërkombëtare ne funksion te rritjes se kapaciteteve, diversifikimit te burimeve te financimit dhe aplikimit te praktikave moderne te bujqësisë se qëndrueshme dhe digjitalizimit, në shërbim të anëtarëve.


Në fund të punimeve, u miratuan vendime të rëndësishme sipas detyrimeve ligjore dhe statutore dhe u miratuan objektivat strategjike për të ardhmen e FED invest.  U prezanatuan raportet e aktiviteve te KDs, Komitetit te Kontrollit, Raporti i Aktivitetit i SHKK FED invest, Raporti i Audituesit te Jashtem, Komiteti Anëtari ne Qender dhe Ekipi i Opinionisteve dhe akte te tjera qe lidhen  me ecurinë e aktivitetit te SHKK FED invest te cilat janë kompetencat ekskluzive e AZP. Keto vendime janë te rëndësishme dhe do te sjellin ndryshime ne te ardhmen.
Vendimet e marra në këtë Asamble përcaktojnë qartë një drejtim të guximshëm përpara: zhvillim të qëndrueshëm, risi dhe zgjidhje teknologjike dhe angazhim të pandalshëm për mirëqenien financiare të çdo anëtari të FED invest. Të bashkuar për më shumë mundësi dhe financa sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular