Interi i beson eksperiencës për të fituar finalen e Ligës së Kampioneve. Inzagi ka vendosur rekord të ri në historinë e finaleve të Champions, pikërisht para ndeshjes me PSG-në.
Interi është skuadra e parë, që e nis finalen me tre lojtarë mbi moshën 36 vjeç. Bëhet fjalë për Açerbin, Mkitarjan dhe Somer.
Ndërkohë e gjitha skuadra është me moshën mesatare 30 vjeç dhe 242 ditë.