HomeLifestyleKriza prej xhelozisë? Big Basta ndan detaje të lidhjes me Vesa Lumën!...

Kriza prej xhelozisë? Big Basta ndan detaje të lidhjes me Vesa Lumën! Çifti lë pas problemet, heshtin rreth shkakut të përplasjes

spot_img

Një nga konkurrentët e “Ferma VIP”, Big Basta ka zbuluar një detaj interesant nga marrëdhënia e tij me partneren, këngëtaren Vesa Luma. Teksa ka qenë duke biseduar me Nennën, ai është pyetur nga fermerja nëse është xheloz ai ndaj Vesës apo Vesa ndaj tij.

“Jo aspak. As Vesa nuk është shumë. Kemi besim tek njëri-tjetri dhe kjo është gjë shumë e mirë”,- u shpreh reperi. Ndër të tjera Big Basta renditi disa nga arsyet se përse meshkujt xhelozojnë në përgjithësi.

“Çfarë mendoni për meshkujt që janë shumë xhelozë, që nuk e lejon femrën për shumë gjëra, që nuk e lënë të dalë me shoqet, të shkojë në pushime me shoqet, të dali në party me shoqet. Çfarë mendoni për këta meshkuj?” e pyeti Nenna reperin, me këtë të fundit, i cili u përgjigj: “Është pjesë e karakterit, por mendoj që këta meshkuj kanë pasur probleme të mëparshme, si mund të kenë përjetuar tradhtinë, ose kanë dëgjuar nga miqtë e tyre histori të ngjashme. Mashkulli është shumë i ndjeshëm, duke e miksuar me egon e tij nuk do të dështojë në jetë.”

Vetëm pak ditë më parë Vesa Luma bëri një surprizë mjaft romantike partnerit të saj Big Bastës, teksa e vizitoi në Ferma VIP. Gjatë prime-t, ishte vetë reperi, i cili i kërkoi moderatores t’i bënte një urim bashkëshortes me rastin e ditëlindjes pa e ditur çfarë e priste.

Në këtë urim u bashkuan edhe konkurrentët e tjerë të cilët i kënduan nga kamerat Vesës këngën: “Shumë urime për ty”. Pas kësaj, Big Basta i këndoi edhe një këngë që dedikonte për ditëlindjen, e cila pasoi me një urim mjaft të veçantë.

“Jam lumturisht i dashuruar, i martuar, babai i një fëmije të mrekullueshëm, me femrën më të bukur në botë që është Vesa Luma. E dua shumë, jam më i lumturi në botë”, u shpreh ai teksa pas tij u shfaq këngëtarja duke e befasuar më prezencën e saj.

Përqafime, puthje dhe momente emocionuese u panë nga dyshja, e cila transmetonin energji mjaft pozitive se bashku. Kujtojmë që prej më shumë se 1 muaj u aludua se çifti kishin probleme në martesën e tyre pasi thuhej se Vesa nuk ishte dakord me vendimin e reperit për të hyrë në Ferma Vip, mirëpo vetëm pak ditë më parë ajo hodhi poshtë çdo dyshim teksa me anë të një postimi shpreh se: “Një nga arsyet pse @bigbastazone është bërë pjesë e Reality Show Ferma Vip, (dhe shtysën më të madhe e ka pasur nga unë) është të jap një shembull ndryshe, të jap një fije shprese që ka dhe artist të civilizuar me edukatë e me kulturë. Artist që s’ka nevojë t’i kenë frikë të gjithë pse ngre zërin, por t’i japë shembull djalit të tij që ofendimet luftohen me qetësi dhe inteligjencë. I vetmi repist social dhe njeriu me i drejtë e me këmbë në tokë që kam njohur”,- shkroi ajo.

Që prej hyrjes shpesh e kemi parë Big Bastën të shprehë dashurinë ndaj saj dhe djalit para kamerave, mirëpo nga vetë Vesa nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani. Ka qenë përsëri Big Basta, i cili ka përshëndetur përsëri familjen e tij të vogël teksa është shprehur: “Jetët e mija, ju dua.”

Duket se përplasjet kanë nisur për këtë fakt dhe kanë vijuar për disa muaj. Sakaq, vetë këngëtarja na ka zbuluar se e ka marrë një shtëpi në Tiranë dhe janë duke bërë përgatitjet e fundit që të hyjnë në shtëpi. Nga ana tjetër, reperi duket se nuk ka qenë dakord me këtë vendim të bashkëshortes së saj, duke sjellë edhe krizën mes tyre. Pas disa kohësh përplasje, duket se ka mbërritur edhe ftesa e produksionit për Big Bastën, çfarë ka thelluar edhe më shumë problemet. Megjithatë, çifti ende nuk është ndarë, duke lënë gjithçka të hapur, pas përfundimit të eksperiencës së tij në Ferma VIP. Në këtë reality, këngëtari ka zgjedhur mos të ndajë detaje nga problemet që po kalon në martesën e tij, përkundrazi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular