HomeKryesoreNard Ndoka braktis Berishën: Nuk na respektoi dhe na sulmuan në mënyrë...

Nard Ndoka braktis Berishën: Nuk na respektoi dhe na sulmuan në mënyrë të turpshme, nuk jemi më me këtë PD!

spot_img

Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane, i cili njihet si një nga besnikët dhe mbështetësit e mëdhenj të Sali Berishës pasi u shpall “Non Grata” dhe nisi Foltoren për të rimarë drejtimin e PD, ndihet tejet i zhgënjyer pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë Demokratike dhe asaj Demokristiane dhe distancimin nga Berisha dhe kjo lloj PD-je.

Ndoka sqaron se pse pas një mbështetje pa kushte për Sali Berishën, partia e tij nuk mund të bashkëveprojë më me PD-në.

“I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha dhe arriti ta bëjë një gjë të tillë, por PD nuk mund te jetë më një aleatë e Partisë Demokristiane, nuk ndjehemi të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike, të kontributit, të historisë tonë. Nuk janë vendimet e mia personale, ato do merren në vazhdimësi.

E shof si një parti të ngurtësuar, sidomos në raport me Partinë Demokristiane. I kemi qëndruar sa herë që ata kanë pasur nevojë, na kanë goditur pas shpine.

E njof mirë PD-në me detaje. Kam pasur dhe shumë xhelozë kundrejt meje, me intriga siç është Flamur Noka, Jozefina Topalli, xhelozi politike që Partia Demokristiane të mos rritet.

Berisha është ndikuar me presion dhe skema të gatshme, por të gjitha këto me firmën e tij. Ata kanë sulmuar partinë tonë në mënyrë të turpshme”, u shpreh Nard Ndoka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular