PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.
PSG vjen për herë të dytë në finale, teksa ka humbur të parën në vitin 2020 përballë Bajern Mynihut.
Ndërsa për Interin kjo është finalja e shtatë në histori, me tre të fituara dhe tre të humbura, të fundit në vitin 2023, me protagonistë shumë nga emrat të cilët janë në fushë edhe sot.
LIVE PSG-INTER 5-0
12′ Hakimi, 20′, 63′ Doue, 73’Kvaratskhelia, 85′ Majulu
NGJARJET KRYESORE
85’ GOOOL PSG! Aksion i pabesueshëm me shumë pasime i francezëve, adoleshenti Majulu shënon para Zomer. (VIDEO)
84’ Kvaratskhelia, Fabian Ruiz dhe ZHoa Nevesh i lënë vendin ën fushë Zair-Emeri, Gonçalo Ramos dhe Majulu.
73’ GOOOL PSG 4-0/ Francezët e pamëshirshëm nuk ndalen me një kundërsulm të jashtëzakonshëm të finalizuar nga Kvaratskhelia. (VIDEO)
63’ GOOOL PSG 3-0/ Dembele pason me thembër duke nisur kundërsulmin perfekt të parisienëve, të finalizuar nga Doue. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 2-0 të PSG.
20’ GOOOL PSG 2-0/ Kundërsulm perfekt i parisienëve, topi shkon te Doue në të djathtën dhe gjuajtja e tij e devijuar shkon në rrjetë pas krahëve të Zomer. (VIDEO)
12’ GOOOL PSG 1-0/ Aksion i shpejtë i francezëve, pasimi nga e djathta i Doue gjen Hakimin i cili shënon golin e avantazhit. (VIDEO)