Ekipi i Al-Itihad, aty ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj ka fituar Kupën e Mbretit të Arabisë Saudite për herë të dhjetë në historinë e tij, pasi mposhti ekipin e Al-Qadisiyan me rezultatin 3-1 në ndeshjen finale të zhvilluar sot, stadiumi “Al-Inma”. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua titullar në këtë përballje, duke bërë një paraqitje tepër dinjitoze.
Goli i parë për Al-Ittihad u shënua nga Karim Benzema në minutën e 34-të, më pas Hosam Aouar shënoi golin e dytë për ekipin në minutën e 43-të. Në minutën 45+6, Obamejang, finalizoi golin e Al-Qadisiyah nga një goditje penalltie, dhe më pas Benzema shënoi golin e tretë për Al-Ittihad në minutën 90+4 dhe të dytin personal.
Një moment tepër pozitiv ky për Mario Mitaj, i cili vjen në Kombëtare për duelin ndaj Serbisë, me dy trofe të fituara, kampionatin dhe Kupën.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO