Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shembjes së dy urave në Rusi gjatë natës së kaluar.
Një tren pasagjerësh doli nga shinat pasi një urë u shemb mbi të në rajonin e Bryanskut, duke shkaktuar vdekjen e makinistit dhe gjashtë personave të tjerë. Në aksident u plagosën gjithsej 69 persona. Treni po udhëtonte nga Moska drejt Klimovit në momentin e ngjarjes
Autoritetet lokale deklaruan fillimisht se incidenti mund të jetë shkaktuar nga “ndërhyrje të paligjshme”.
Vetëm disa orë më vonë, një tjetër urë u shemb në rajonin e Kurskut, ndërsa një tren mallrash po kalonte mbi të. Sipas zyrtarëve lokalë, një nga makinistët e trenit u plagos gjatë përplasjes.
Shkaku i të dy incidenteve mbetet ende i panjohur dhe autoritetet nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar deri tani.