Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur pranë një karburanti në rrugën Nacionale Vlorë-Fier, ku një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin.
Si pasojë, motomjeti ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me një shtyllë elektrike dhe një shtyllë druri.
Në mjet ndodheshin dy persona, ku njëri ndërroi jetë, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Viktima është identifikuar si Luan Llano 19 vjec, ndërsa i plagosuri eshte Tomorr Brati.
Policia dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.