HomeOP EDDeklaratë për Inter - PSG/Lufti Dervishi: Farsë e 31 majit, flitet për...

Deklaratë për Inter – PSG/Lufti Dervishi: Farsë e 31 majit, flitet për ndërhyrje të botës së krimit. Dosja e manipulimit të madh shumë shpejt do të bëhet publike

spot_img

Nga Lufti Dervishi
1. E panë të gjithë që loja ishte e pabarabartë. Shihni statistikat: mbajtjen e topit, numrin e pasave, gjuajtjet, gjuajtjet në portë, gjithçka flet për një skenar të shkruar që më parë. Edhe topi vetë, i rrëshqiste më mirë PSG-së, një top i lubrifikuar nga fondet sovrane të Katarit.

2. Kjo nuk ishte ndeshje. Kjo ishte një manovër e pisët financiare me uniforma sportive. Një mashtrim me mbulesë Champions League. Një maskarade me sponsorë emrat e të cilave do të dalin shumë shpejt

3. Një rezultat i ndikuar qartazi nga milionat e miliardat e sheikut. Nasser Al-Khelaifi nuk do të njihet kurrë.

4. Kompanitë e basteve paralajmëronin humbjen? Të blera.

5. Flitet për ndërhyrje të botës së krimit , me emra që përmenden me frikë edhe në FIFA. Kjo nuk mund të kalojë pa hetim.

6. Nëse mendoni se ky ishte rezultat sportiv, gaboheni rëndë. Kjo ishte farsa e 31 majit. Loja u luajt, por rezultati u vulos në zyrat e UEFA-s, në resortet e Katarit dhe në whatsappin-in e gjyqtarit kryesor.

7. Ne nuk kemi prova që Di Marco, Barella apo ndonjë tjetër ka shitur ndeshjen. Por kush ka prova, le t’i paraqesë. Ne nuk pengojmë askënd të denoncojë. Ne nuk e njohim rezultatin. Dhe as UEFA-n.

8. 5 me 0 është manipulim, jo rezultat i finales së Champion Leauges. Është ofendim për çdo tifoz që ka besuar se futbolli luhet në fushë, jo në kontot offshore.

9. Dosja e manipulimit të madh shumë shpejt do të bëhet publike.

10. UEFA është bërë ajo që dikur ishte FIFA: një mafie me kravatë dhe bileta VIP. E patë vetë kush ishte ulur në tribunë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular