HomeSportInzagi drejt largimit nga Interi pas katastrofës, në Itali publikojnë emrat e...

Inzagi drejt largimit nga Interi pas katastrofës, në Itali publikojnë emrat e tre kandidatëve për pankinën zikaltër

spot_img

Simone Inzagi mund të ketë drejtuar ndeshjen e tij të fundit si trajner i Interit. Disfata 5-0 në finalen e Ligës e Kampioneve ndaj PSG-së mund të shtyjë trajnerin që të japë dorëheqjen në takimin e të martës që ka me klubin dhe që tani po diskutohet emra të mundshëm që mund të marrin drejtimin e ekipit.

Sipas “Sky Sport”, Interi i ardhshëm, ai pas Inzagit, do të jetë me një trajner të ri në moshë dhe në ide. I pari në listë është Çesk Fabregas, të cilin Komo nuk ka ndër mend ta lëshojë, por të cilit i pëlqen ideja të drejtojë një ekip si ai zikaltër.

Më mbrapa në hierarkinë e alternativave zikaltër është Roberto De Zerbi, i konfirmuar te Marseja por gjithmonë i vëmendshëm për oferta që vijnë nga klubet e mëdha nga Italia. Në fund, Kristian Kivu, i cili ka bërë shumë mirë me Parmën dhe ka një të kaluar të rëndësishëm si zikaltër, si futbollist, por edhe si trajner në akademinë e klubit.

Gjithçka mbetet të sqarohet në ditët në vijim pro në Itali janë të qartë se me disfatën e sotme, gjërat te Interi kanë ndryshuar plotësisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular