Spitali i Fierit i dyti për numrin e të shtruarve. Më shumë se gjysma e pacientëve që janë paraqitur në urgjencë janë shtruar në spitale.
Sipas raportit vjetor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, 55.1% e pacientëve që janë paraqitur në urgjencat spitalore janë hospitalizuar.
Mesatarja e shtrimeve përfshin totalin e rasteve të hospitalizura në të gjithë vendin. Më e madhe kjo shifër paraqitet në spitalet e rretheve, ku 79% e totalit të shtrimeve kanë ardhur nga urgjenca. Megjithatë, në shifra absolutë, Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka pritur e numrin më të madh të pacientëve dhe hospitalizimin e tyre. Ndërsa në vendin e dytë për numrin e lartë të shtrimeve për spital, renditet Spitali Rajonal i Fierit, i ndjekur nga ai rajonal Vlorë dhe nga Spitali Rajonal Durrës.
Vetëm vitin e shkuar në QSUT janë shtruar mbi 131 mijë pacientë, kjo edhe për shkak të mungesës së mjekëve të specializuar në rrethe. Ndërsa në Spitalin Rajonal të Fierit, mbi 15 mijë persona kanë pasur nevojë për shtrim spitalor për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Numrin më të lartë të shtrimeve në spital e ka pasur ai i Lezhës dhe Kukësit. Krahasuar me vitin 2020 dhe i 2024, numri i shtrimeve për spitalet universitare dhe ato rajonale ka rritje me afro 16 mijë pacientë më shumë.
Në total për vitin 2024, numri i shtrimeve për të gjithë spitalet e vendit është 324 mijë pacientë.