HomeKryesorePas humbjes së 11 maj, Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin...

Pas humbjes së 11 maj, Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Sali Berishën

spot_img

I ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ish-presidenti Bamir Topi analizoi edhe rezultatin që mori opozita, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Topi tha se opozita dhe përfaqësuesit e saj janë të lumtur për shifrat që prodhoi procesi elektoral i 19 ditëve më parë.

Ish-kreu i shtetit e vlerësoi si hipokrizi të konfirmuar qëndrimin e kryetarit të PD, Sali Berisha pas zgjedhjeve, pasi siç shtoi Topi, lidershipi demokrat e dinte epilogun e 11 majit. Këshilla e Topit për PD-në dhe demokratët ishte të mbyllin përfundimisht raportin shpirtëror politik me Sali Berishën.

Nisida Tufa: Opozita, PD dhe koalicioni i saj, pse mori këtë rezultat në 11 maj?

Bamir Topi: Ata duhet të jenë të lumtur. Dhe brenda tyre ndihen të lumtur.

Bamir Topi: Ka një hipokrizi tanimë të konfirmuar të Sali Berishës për atë çka ai demonstron në ditët pas zgjedhjeve. Jo në sensin personal, por ka një shfaqje hipokrizie. Njeriu që e dinte dhe e perceptonte rezultatin në mënyrë shumë realiste, është ai. Këtu mbaron besimi që çdo njeri, demokrat, njeri i lirë në zgjedhjet e tij, pjesa gri, për më tepër intelektualët, po të kenë pak sens analize, duhet të mbyllin në mënyrë definitive raportin shpirtëror politik me Sali Berishën.

Nuk është çështje e një marrëdhënie personale, ato janë lënë pas, por flas këtu për interesin publik, interesi publik nuk është vetëm ditën që hedh votën, por interesi publik është mbrapa, a përfaqësohesh politikisht apo jo, a realizohen premtimet apo jo, a të kthehet besimi tek institucionet apo jo, a është ky shtet i partive apo i individit… Ndërkohë që duhet të ishte, partitë politike në Parlament ndërtojnë shtetin e të gjithëve. Fakti që shoqëria shqiptare ndahet, edhe në ata që ndahen pjesë në zgjedhje gati-gati ekuivalente, tregon 2 gjëra, e para ky sistem nuk funksionon dhe nga ana tjetër tregon që ky shtet nuk është më i qytetarëve por është shteti i interesave politike dhe të njerëzve të lidhur me politikën.

Ata që kanë mbështetur mazhorancën janë në administratë, janë në punë. Pjesa tjetër kur i kthehet PD-së, “na latë rrugëve”!, çfarë do të thotë kjo: “Na latë rrugëve”?, do të thotë që ata kanë humbur besimin që kishin që me ardhjen e partisë do të riktheheshin në punë. Pra, deri këtu në këtë pikë ka ardhur…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular