“Konferenca ime e fundit si kryetar i opozitës. Do të jem kryeministër më 12 maj”, ka thënë Sali Berisha.
12 maji siç erdhi dhe shkoi, por nuk solli as Sali Berishën Kryeministër dhe as si riktheu demokratët në pushtet. Epoka post humbje ka prodhuar një realitet të ri në shtëpinë e demokratëve. Nga fasada e selisë blu banderola me mbishkrimin “Shqipëria Madhështore” ka rënë, ndërsa rezultati i zgjedhjeve shënoi dhe fillimin e aktit të dytë në betejën e Sali Berishën: Denoncimit të zgjedhjeve si farsë!
“Zgjedhjet ishin farsë”, shprehet Berisha.
Ditët pas zgjedhjeve je me fat nëse gjen zyrtarë në oborrin e partisë për t’i shkëputur ndonjë koment, me parë ato mund ‘ti takosh në bar kafet ngjitur me selinë. Ata që fituan duket se janë me mendje tek pushimet, ndërsa të tjerët që humbën si Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja veshën bluzën e numëruesit dhe nisën këqyrjen e pamjeve nga KQZ me shpresën e ndryshimit te rezultatit dhe fatit te tyre politik.
E ndërsa të gjithë janë të angazhuar me betejat e veta, ai qe thyhen heshtjen e selisë çdo ditë është Sali Berisha me konferencat e tij. Përjashtim nga rregulli kreu i Partisë Demokratike nuk bëri as këtë të shtunë, i cili u shfaq si rrallë herë i veshur me atlete duke i lejuar vetes një pushim të shkurtër këtë fundjavë pas takimit me gazetarët.
“Ju uroj një fundjavë të mbarë”, përfundon Berisha. TOP Chanenel