Suksesi nuk është rastësi, është vullnet, dije dhe guxim.
Kjo që do të dëgjoni është historia e vajzës nga Saranda Kozeta Garret, e cila në vitin 1996 ikën përgjithmonë nga Shqipëria për të studiuar në Itali në degën e matematikës.
Por që rrugëtimi i saj i dijes vazhdoi në fushë, teknologjia do të bëhej e ardhmja e saj. Sot ajo është drejtoresha globale e sigurisë kibernetike e gjigandit Microsoft. Kozeta Garret është një tjetër grua shqiptare që po shkëlqen në arën ndërkombëtare të teknologjisë.
Pjesë nga intervista për Top Channel:
Keni ikur nga Shqipëria në vitin 1995?
Garret:Po, shkova në Itali për të studiuar në Itali, më pas në Hollandë, Gjermani, Kuvajt, e më pas në USA. Studimet i kam përfunduar për matematikë.
Ndërkohë që vazhdoni të studioni?
Garret: Jam gjithmonë dukë mësuar gjëra të reja, duke investuar në njohuri për rritje profesionale, për të kuptuar risitë e teknologjisë në vazhdimësi. Si dhe gjithashtu mënyrë se si të mbrohemi nga teknologjia.
Të punosh për Microsoftin nuk është krenari vetëm për Kozetën, por për të gjithë ne. Nëse deri më tani njihnim vetëm Mira Murati, themeluesen e OpenAI, Kozeta Garret është një tjetër emër për të cilët të gjithë ne duhet duam, sepse ajo po jep shembullin e femrës shqiptare që prek majat në revolucionin e teknologjisë.
Fillimet e tua kanë qenë të vështira?
Garret: Fillimi është gjithmonë të vështira, por më shumë punë dhe vendosshmëri mund të arrish gjithçka. Unë besoj që shqiptarët janë ndër njerëzit më të zgjuar në botë, pasi ata po shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare
Dy gra, dy histori suksesi, një komb, ato e kanë emrin Mira dhe Kozeta.
E keni takuar ndonjëherë Mira Muratin?
Garret: Akoma jo, dhe jam në pritje, është kënaqësi të takohem me të.
TOP Chanenel