HomeAktualitet“Tokë e boshatisur”- Parashikimi tronditës i profesorit të shkencave kompjuterike: Vetëm 100...

“Tokë e boshatisur”- Parashikimi tronditës i profesorit të shkencave kompjuterike: Vetëm 100 milionë banorë në vitin 2300, qytetet do shndërrohen në fantazma nga fuqia e inteligjencës artificiale

spot_img

Planeti Tokë mund të përballet me një të ardhme distopike me vetëm 100 milionë banorë deri në vitin 2300, si pasojë e përhapjes së fuqishme të inteligjencës artificiale, e cila pritet të zëvendësojë çdo lloj pune dhe të bëjë të pamundur mbajtjen e fëmijëve në një shoqëri pa perspektivë punësimi.

Kjo është paralajmërimi i profesorit të shkencave kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Oklahomës, Subhash Kak, i cili shprehet se qytetet më të mëdha të botës, si New York-u apo Londra, do të boshatisen, duke u kthyer në “qytete fantazmë”.

Në një intervistë për “The Sun”, profesori Kak theksoi:

“Kompjuterët apo robotët nuk do të jenë kurrë të vetëdijshëm, por do të bëjnë praktikisht gjithçka që bëjmë ne. Edhe marrja e vendimeve në zyra do të zëvendësohet.”

“Do të jetë shkatërruese për shoqërinë globale. Ka demografë që po paralajmërojnë se për pasojë, popullsia botërore do të shembet dhe mund të zbresë deri në vetëm 100 milionë njerëz në gjithë planetin Tokë, deri në vitin 2300 apo 2380.”

Aktualisht, popullsia e Tokës është rreth 8 miliardë, por sipas autorit të librit The Age of Artificial Intelligence, një rënie drastike është më shumë se e mundur.

“Nëse në gjithë botën do të ketë vetëm 100 milionë banorë – pak më shumë se popullsia aktuale e Britanisë – atëherë qytetet e mëdha të epokës sonë do të braktisen.”

Profesori shtoi se këto parashikime bazohen në të dhëna konkrete të përmbledhura në librin e tij, duke theksuar se njerëzit nuk e kuptojnë ende plotësisht ndikimin që do të ketë AI në të ardhmen.

Ndërkohë, zhvillimi i inteligjencës artificiale ka përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke ngritur shqetësime në rritje për ndikimin e saj në tregun e punës, jetën sociale dhe zhvillimin ekonomik global.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular