HomeKryesoreKrisje brenda koalicionit?! PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet në KQZ:...

Krisje brenda koalicionit?! PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet në KQZ: Të hapen të gjitha kutitë e votimit!

spot_img

Partia e Lirisë përmes sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe kërkon hapjen e të gjitha kutive të votimit për Kavajën. Ankesa vjen tre javë pas zgjedhjeve të 11 Majit dhe qëllimi mbetet i paqartë, pavarësisht deklarimeve.

Numri dy i Partisë së Lirisë kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të hapen të gjitha kutitë e njësive administrative që përbëjnë zonën zgjedhore Kavajë dhe të rinumërohen të gjitha fletët e votimit.

Sipas Blushit, ka dyshime se në njësitë administrative të Kavajës ka pasur parregullësi gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në kërkesën e tij, Blushi shton se kjo bëhet në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

“Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në funksion të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor, ju drejtohemi me këtë kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë, konkretisht:

-Njësia Administrative Kavajë

-Njësia Administrative Golem

-Njësia Administrative Synej

-Njësia Administrative Helmas

-Njësia Administrative Luz i Vogël

Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, shkruhet në kërkesë. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular