Një bashkëpunim muzikor mes dy artisteve të njohura, Fjolla Morina dhe Ingrit Gjoni, ishte planifikuar prej kohësh dhe kishte ngjallur entuziazëm te të dyja. Kënga, e krijuar nga këngëtarja dhe autorja Fifi, ishte në fazën finale të realizimit.
Fjolla kishte përfunduar tashmë regjistrimn e pjesës së saj në studio dhe priste që edhe Ingriti të regjistronte vokalin për të përmbyllur projektin.
Megjithatë, sipas burimeve të “Prive” në Klan Kosova, Ingrit Gjoni nuk ka vijuar me pjesën e saj, duke e lënë përkohësisht pezull projektin.
Pavarësisht kësaj, raportet mes dy artisteve mbeten të mira dhe nuk ka vend për drama. Kënga mund të rikthehet në vëmendje në një moment tjetër më të përshtatshëm.