HomePolitikeAdriana Kalaja paralajmëron largimin nga Partia Demokratike

Adriana Kalaja paralajmëron largimin nga Partia Demokratike

spot_img

Adriana Kalaja, Kryetare e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike dhe ish-kandidate për deputete në qarkun e Tiranës paralajmëroi tërheqjen nga Partia Demokratike, nëse Berisha nuk reflekton për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit. 

Ish-kandidatja shkroi në një grup bashkëbiseduesish demokratë të njësisë 8 se procesi i primareve në PD ishte një skandal dhe nuk u mor asnjë masë.

Kalaja përsëriti edhe akuzat ndaj deputetes së zgjedhur në listat e hapura, Jorida Tabaku, e cila sipas saj mbushi kutitë me “votat e regjimit Rama.” 

Kalaja shkroi se do të rikthehet të kontribojë në Partinë Demokratike kur kreu i saj Sali Berisha të riorganizojë nga e para partinë, jo bazuar në miqësira e qoka, por në kontributet dhe merita.

Reagimi i zonjë Kalaja u përmend nga Ylli Rakipi, ndërsa në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ishte sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, por ky i fundit e shmangu përgjigjen duke thënë se ajo është dhe do të mbetet në PD.

Rakipi: Ja edhe Adriana Kalaja qenka tërhequr nga partia.

Noka: Si? Vazhdojmë se kemi çështje.

Rakipi: Është tërhequr Adriana Kalaja nga partia. “Farsa vijon dhe tallja me demokratët po ashtu. Do të rikthehem kur Berisha të riogranizojë nga e para partinë”, shkruan ajo.

Noka: Vazhdojmë diskutojmë çështjet madhore.

Rakipi: Ore ka ikur një njeri i rëndësishëm nga partia.

Noka: Nuk ka rëndësi erdhi, iku Flamuri. Hajde diskutojmë  se jemi në mision politik. Vazhdojmë.

Rakipi: Ore kjo është e rëndësishme, mendoj unë.

Noka: Ajo është një zonjë që ka kontribuar, luftuar pa fund, por mos i analizo shumë se mund të jenë deklarata emocionale. Ajo është në PD, do të jetë në PD. Vazhdojmë.

Rakipi: E ka thënë publikisht.

Noka: Merremi me këtë kur ta ketë seriozisht. Hajde.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular