HomeLifestyleDasma madhështore e Jeff Bezos dhe Laurent Sanchez sjell kaos në qytet,...

Dasma madhështore e Jeff Bezos dhe Laurent Sanchez sjell kaos në qytet, banorët parashikojnë protesta: Po e shndërron Venecian në lojë për të pasurit

spot_img

Dasma e miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e planifikuar për më 24 qershor në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia, ka shkaktuar reagime të forta nga banorët vendas.

Shumë venecianë janë të shqetësuar për ndikimin negativ që ngjarja do të ketë mbi qytetin, i cili tashmë vuan nga pasojat e turizmit masiv.

Sipas raportimeve, çifti ka rezervuar disa hotele luksoze dhe ka angazhuar të gjitha taksitë ujore në dispozicion, duke kufizuar qasjen për banorët dhe vizitorët e tjerë.

Pritet ardhja e shumë personaliteteve të famshme, çka do të çojë në masa të rrepta sigurie dhe mbyllje rrugësh, në kulmin e sezonit turistik.

Banorët janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin ekologjik të ngjarjes, përfshirë përdorimin e avionëve privatë dhe rritjen e ndotjes me dioksid karboni. Aktivistët kanë paralajmëruar protesta, duke akuzuar Bezosin se po e shndërron Venecian në “lojë për të pasurit”.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë Luigi Brugnaro ka konfirmuar se dasma do të zhvillohet dhe se autoritetet po bashkëpunojnë me organizatorët për ta mbajtur ngjarjen në përputhje me vlerat kulturore dhe mjedisore të qytetit.

Megjithatë, shumë banorë mendojnë se autoritetet janë tepër tolerante ndaj interesave të njerëzve të pasur.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë në një lidhje që nga viti 2019, pas ndarjes së Bezos nga ish-bashkëshortja MacKenzie Scott.

Edhe Sanchez ishte më parë e martuar me Patrick Whitesell. Para dasmës, thuhet se po finalizohet një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasurinë e Bezos, e vlerësuar në rreth 200 miliardë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular