HomeSportE BUJSHME NGA ANGLIA/Nga Milan te Ajax, Armando Broja në bisedime me...

E BUJSHME NGA ANGLIA/Nga Milan te Ajax, Armando Broja në bisedime me 4 klube elitare të Evropës

spot_img

Armando Broja nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij në radhët e Evertonit, pasi për shkak dëmtimesh është aktivizuar ame “pikatore”. Por kërkesat për sulmuesin që do të largohet nga Çelsi nuk mungojnë.

Britanikja “The Sun” bën të ditur se Broja është në radarët e klubeve shumë të njohur, me katër skuadra europiane të cilat kanë nisur bisedimet me sulmuesin e Kombëtares shqiptare për të siguruar transferimin e tij në verë.

“Burime i kanë treguar “SunSport” se Milani dhe Ajaksi kanë qenë të dyja në kontakt para asaj që do të jetë një verë shumë e zënë me punë te Çelsi.

Bisedime me holandezët e PSV dhe gjermanët e Lajpcig janë zhvilluar që më parë”, shkruhet në portalin e tabloidit të njohur britanik.

Sipas tij, Çelsi kërkon tashmë një shifër prej rreth 20 milionë paund për sulmuesin shqiptar, i cili bëhet e ditur se ka insistuar që këtë verë transferimi i tij të jetë përfundimtar pasi nuk dëshiron të jetë më vazhdimisht në huazim, ndonëse ka kontratë me blutë deri në vitin 2028.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular