74-vjeçari Skënder Cena është maturanti më i vjetër që ka zhvilluar provimin e anglishtes në Kamëz.
I moshuari Cena i cili i përket datëlindjes 08.11.1951, me vullnet të hekurt zgjodhi të trokasë sërish në dyert e Shkollës se Mesme Profesionale Kamëz.
Ai u regjistrua për të hyrë në provimin e gjuhës së huaj dhe më pas për të marrë diplomën e maturës shtetërore, në degën “shërbime mjetesh transporti”.
I moshuari e ka përmbyllur procesin mësimor, cikli part time në vitin 2016. Atë vit, ai ka marrë të gjitha provimet përvec gjuhes së huaj anglisht.