Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë që ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”.
Në aksidenti janë përfshieë 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit me iniciale D. Z., I. A. dhe E. L..
Blutë rapotojnë se të lënduar mbetën të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin me iniciale I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se njëri prej të lënduarve, një 30-vjeçar, ka marrë plagë në kokë dhe u transportua për në Spitalin Ushtarak të Traumës së Tiranë.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



