Policia e Fierit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë kanë goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të armëve dhe drogës. Në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa ditën e djeshme janë zhvilluar edhe 13 kontrolle.
Në pranga janë vënë shtetasit B.B 48 vjeç, i dënuar në Itali me 30 vjet burg për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje, N.O 53 vjeç, Q.SH 48 vjeç dhe B.B 33 vjeç. Po ashtu u hetua në gjendje të lirë edhe një person tjetër nga Fieri.