Komisari për krimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, Hans Fagerström, foli sot nga Tirana për operacionin e përbashkët Shqipëri-Finlandë për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në një konferencë të përbashkët me drejtuesin e SPAK komisari finlandez tha se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar rreth 55 shtetas dhe janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike.
Ai tha se nga hetimi rezultoi se drejtuesit kryesor të këtij trafiku droge ishin shtetas nga Shqipëria.
“Përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion të përbashkët. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë që u konkludua me arrestimin e rreth 55 shtetasve. U sekuestruan rreth 300 kg drogë që u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e lëndës narkotike, rreth 170 kanë qenë amfetaminë, 10 kg ishte kokainë, rreth 100 kg marijuanë… Nga hetimi i ndërmarrë një Finlandë rezultoi që drejtuesit kryesor të këtij trafiku droge ishin shtetas nga Shqipëria”, u shpreh komisari finlandez.