HomeAktualitetVIDEO/Tragjedia në Budva! Hoqi jelekun dhe rripin e sigurimit të parashutës, dalin...

VIDEO/Tragjedia në Budva! Hoqi jelekun dhe rripin e sigurimit të parashutës, dalin pamjet shokuese të momenteve të fundit të jetës së 19-vjeçares! Si shkoi drejt vdekjes

spot_img

Momenti që çoi në vdekjen tragjike të 19-vjeçares serbe Tijana Radonic, kur ajo ia hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në Mal të Zi, u kap nga një kamera sigurie.

Në pamje shihet 19-vjeçarja, që duket sikur po kalon momente paniku, që fillimisht ka hequr jelekun që e mbante të lidhur me parashutën dhe më pas ka dalë nga rripat e sigurimit të vendosur rreth këmbëve të saj, duke bërë që të binte nga lartësia.

Pushuesit e tmerruar të plazhit treguan se dëgjuan Tijanën të bërtiste sekonda para se të binte: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”

Media lokale Republika raportoi se të tjerë e dëgjuan duke bërtitur “ndihmë”.

Incidenti tragjik ndodhi ndërsa 19-vjeçarja po xhironte një reklamë për një agjenci turistike lokale.

Në video, 19-vjeçaren shihet me bikini në parashutë mbi Rivierën e Budvës.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale se ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa po e lidhnin me rripin e sigurimit dhe po e udhëzonin se si të ulej.

Megjithatë, Republika raportoi se ajo mund të ketë pësuar një “sulm paniku”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular