HomeKronike17 vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik, zyrtari jep dorëheqjen: Iu kam...

17 vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik, zyrtari jep dorëheqjen: Iu kam kërkuar të vendosen vijat e bardha, por s’e dëgjuat!

spot_img

Një aksident tragjik i mori jetën një 17-vjeçari, Geltian Shala, ditën e djeshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kosovë, në fshatin Nashec, ku një automjet përplasi adoleshentin.

Dhe fatkeqësisht si pasojë i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Lidhur me këtë ngjarje, së fundmi ka dhënë dorëheqjen anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shukri Quni.

Ndërkaq, në seancën e djeshme në Kuvendin Komunal në Prizren, anëtari i NISMA-s, u shpreh se shpesh herë ka kërkuar dhe ka ngritur zërin për problematikat në atë aks rrugor, por asnjëherë fjala e tij nuk u mor parasysh.

“Unë kam vendosur që të jap dorëheqje morale nga ky Kuvend, duke i kërkuar falje elektoratit tim. Arsyeja e dorëheqjes është një aksident që ka ndodhur në fshatin Nashec, ku unë kam kërkuar aty shumë herë në këtë Kuvend, para jush, që të vendosen vijat e bardha, të vendosen shenja, fjala ime nuk ka çuar peshë.

Nuk kam pas dëshirë që të ketë viktima të tjerë dhe si nxënësi imi, Geltian Shala, unë atë e kam pasur 10 vite në shkollë, prej moshës 5 vjeçare. Unë i kam dhënë mësim 4 vite, ka kaluar atë rrugë ndoshta 10 herë gjatë ditës, prandaj unë në këtë Kuvend nuk mund të marr fjalë dhe të mbroj interesat e qytetarëve andej nga vi unë. Ai dje u varros ne po bëjmë sot këtë mbledhje, kjo mbledhje është e fundit.”- tha Quni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular