E ardhmja e Elseid Hsyajt në radhët e Lacios mund të marrë një kthesë të papritur me zhvillimet e fundit në klubin bardhekaltër. Largimi i trajnerit Baroni dhe kthimi i Mauricio Sarrit, ndryshojnë gjithçka sa i përket vijimit të karrierës së 31-vjeçarit.
Sarri do të ulet përsëri në pankinën e bardhekaltërve dhe nuk është sekret për askënd që Hysaj është një nga emrat më të besuar të tij, një lojtar të cilin 66-vjeçari e ka drejtuar në tre klube të ndryshme dhe është ndër ata që sipas trajnerit kuptojnë më mirë idetë e futbollit që ai kërkon të vendosë në zbatim.
Me largimin e teknikut pak më shumë se një vit më parë, Lacio u mundua të largonte edhe Hysajn, pa shumë sukses, ndërsa u detyrua të kthente mbrojtësin në radhë e tij në pjesën e dytë të sezonit.
Por tashmë me kthimin e Sarrit dhe me një vit të mbetur në kontratën e mbrojtësit, sipas mediave italiane nuk është çudi që palët të ulen në tavolinë e bisedimeve për një marrëveshje të re mes tyre, që do të zgjaste qëndrimin e mbrojtësit në kryeqytetin italian përtej mbylljes së akordit ekzistues.