HomeKryesorePROFIL i politikanit, ministrit dhe zyrtarit shtetëror. Ervin Hoxha surpriza që prodhoi...

PROFIL i politikanit, ministrit dhe zyrtarit shtetëror. Ervin Hoxha surpriza që prodhoi 11 maji në PS

spot_img


Zgjedhjet e 11 majit 2025 kanë përfunduar dhe KQZ ka çertifikuar dhe rezultatin e tyre. Tashmë kemi një fitues dhe një humbës. Përtej ankesave më shumë politike, retorikës së politikanëve opozitarë për të justifikuar humbjen katastrofike shifrat janë kokëforta dhe nuk të lënë vend për dyshim, për të ditur cili është fituesi dhe humbësi në këto zgjedhje. Tej ankesave opozitare për fenomene që rëndom dhe janë përdorur këto 35 vite nga pushteti, por që nuk kanë deformuar ose ndikuar në rezultatin final, diferenca PS-PD është aq e madhe sa kërkon një analizë të thellë brenda opozitës se, përse një fitore e tillë për mazhorancën dhe Edi Ramën në mandatin e 4-të.
Duhet theksuar fakti që PD ra dakord me PS për ligjin zgjedhor, e miratuan bashkë në një stinë dashnie, ku të kishin njerëzit e tyre besnikë në komisionet e votimit dhe numërimit. Brenda Kodit Zgjedhor ka garanci që i jepen opozitës që çdo pretendim i saj të trajtohet në institucionet që merren me organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve. Çfarë po shihet këto ditë është fakti që lidershipi i opozitës nuk ka vullnet t’i përgjigjet kërkesave të kandidatëve të tij më të votuar për të rihapur kutitë dhe rinumëruar ato! Disa prej kandidatëve në listën e hapur që kanë marr një numër të madh votash kanë kërkuar rinumërim gjë që ka shqetësuar “udhëheqjen” lart.
Për t’u ndalur tek zgjedhjet si në PD edhe në PS pati disa kandidatë që dolën më të votuarit. Për specifikat ndër ta majtas pati nga Erion Braçe një socialist i vjetër, Blendi Gonxhe drejtues politik i vjetër në parti me disa detyra prej kohës kur punonte me Ramën në Ministrinë e Kulturës, deri tek Ervin Hoxha, një ndër tre më të votuarit në Tiranë (më i votuari në qytet), por që në fakt është dhe surpriza reale e zgjedhjeve të 11 majit në PS.
Kur themi pse ishte surpriza reale duhet dhe te rrekemi dhe argumentojmë këtë konstatim brenda disa argumenteve logjikë.
E nisim nga ai fakt që çdo kujt i shkon në mendje: Ishte ministër i Brendshëm në detyrë! Tek thuhet ndoshta ngjit në moment në pak sekonda, por tek ndalesh dhe mendon që ministri nuk ka fare kompetenca mbi policinë, duke nisur nga Drejtori i Përgjithshëm që ka një vartësi formale sepse e ka dhe nga kryeministri, aq më pak poshtë tek struktura, pra zero kompetenca.
Efektivët e uniformave blu janë punonjës karriere, ruajnë funksionet dhe si pasojë e zotësisë e kualifikimit për të cilin shteti shpenzon dhe ka nevojë për ta. Fundja, nëse do t’i bëhet ndonjë interpretim politik votës së policit, secili ka bindjen e tij politike apo lidhjen me funksionarët të lartë politikë në të dyja kahet përfshi dhe atë faresisnore dhe krahinore, e nëse marrin në këtë rast PS, nuk kanë pse të jenë të detyruar të votonin ministrin Hoxha ku gjetkë këto 25 vite kanë patur mbështetje qoftë për të mbajtur detyrën apo dhe nevoja të tjera.
Tjetër argument është që jo çdo Ministër i Brendshëm në këto 35 vite, për të mos thënë aspak, kanë patur një rezultat të tillë zgjedhor në bazë për të qenë më i votuari dhe bëhet fjalë për Ervin Hoxhën i cili kishte vetëm 9 muaj në detyrë ditën kur vota futej në kutitë e votimit. Një rezultat kaq mbresëlënës për Ervin Hoxhën të çon të shohësh me thellë.
Së pari z.Hoxha vjen në politikë si një zyrtar administrate karriere, me kualifikimet të plota dhe detyra të mbajtura në vijueshmëri në të cilat ka patur sukses dhe vlerësime vendase dhe ndërkombëtare. Ka punuar dje dhe sot duke i shërbyer shtetit, madje dhe kur u atakua nga kryetari i opozitës ai diti të tregojë qytetarinë e tij, nuk iu përgjigj me të njëjtën gjuhë, e madje dhe kur kryeministri iu drejtua për t’i marrë një përgjigjie, ai tregoi sërish respekt për ata më të cilët kishte punuar duke treguar përgjegjshmëri maksimale për detyrat funksionale që ka mbajtur ndër vite. Kjo nuk është thjeshtë edukatë por dhe respekt për karrierën! Si ministër, nuk është përfshirë në retorikën politike, është kujdesur të jetë garant i zbatimit të ligjit, të mbaj institucionin sa më larg politikës, pavarësht të qenit post politik. Si profesonist, faktet nuk të lënë vend për interpretim.
Zoti Hoxha vjen në politikë si një person i mirëshkolluar, kualifikuar, mbajtur deri më sot me nder detyrat që i kanë ngarkuar duke përmushur çdo angazhim që i është besuar. Me qetësinë që e karakterizon, bashkë mesa përmendëm më sipër kjo ka bërë që Ervin Hoxha të ngjis tek socalistët, të cilët pse jo me këtë “ngarkesë” pushteti kanë nevojë për të tillë politikanë liberal brenda radhëve të tyre, për të pasuruar forcën e tyre politike me një anëtar kabineti të suksesshëm.
Zoti Hoxha ka qenë më i votuari në qytetin e Tiranës, e kjo të çon tek një tjetër argument logjik që qytetaria tironase e majtë, apo dhe e paangazhuar politikisht ka ditur ku të ndalet tek fleta e votimit për të vënë një kryq apo plus për Ervin Hoxhën. Ka plot vota të tilla, ndaj ky argument të bën të besosh që ndër më të votuarit z.Hoxha nuk e ka nxjerr thjesht detyra politike, por ajo çfarë përçon si individ, ajo çfarë ka dhënë e pritet të jap në shërbim të qytetarëve në detyrat shtetërore. Tashmë veçse një një zyrtari administrate i suksesshëm, minisri që ka ditur t’i ruaj fytyrën institucionit, Ervin Hoxha është dhe politikani që do të duhet jo vetëm të ruaj dhe justifikojë, po të rrisë dhe më tej këtë mbështetje qytetare.
Kush është Ervin Hoxha/
Ervin Hoxha është lindur në Tiranë më 13 Tetor 1978. Prej muajit korrik 2024 ai shërben si Ministër i Brendshëm.
Për më shumë se 20 vite Z. Hoxha ka mbajtur detyra të ndryshme shtetërore nga niveli ekzekutues deri në nivele të larta drejtimi në institucione qendrore të zbatimit të ligjit si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë.
Nga muaji nëntor 2023 z. Hoxha kryente detyrën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Më herët Ervin Hoxha ka shërbyer si drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit: Shef i Njësisë Kombëtare Europol; Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol: drejtor i Policisë Rrugore; drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë; drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave; zv.drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore; drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, si dhe drejtor Kabineti e këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit. Gjithashtu z.Hoxha është specializuar në fushën e sigurisë e zbatimit të ligjit në SHBA, Austri, Gjermani, e vende të tjera europiane.
Arsimin e mesëm e kreu në Balikesir të Turqisë. Më pas vijoi shkollimin në Akademinë e Sigurisë në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Arsimin pasuniversitar e kreu në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane në Münster, duke fituar titullin MA në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.
Z. Hoxha është i martuar dhe ka dy fëmijë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular