HomePolitike“Vota ime jepej për kandidatin tjetër në tavolinën e numërimit”/ Aulon Kalaja:...

“Vota ime jepej për kandidatin tjetër në tavolinën e numërimit”/ Aulon Kalaja: Do arrijmë të hapim kutitë në KAS! Pamë si trafikohej vota brenda listës

spot_img

Kandidati i PD-së për qarkun Durrës, Aulon Kalaja ishte mbrëmjen e djeshme në Log, News 24 për të folur për betejën e tij në KAS për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave në qarkun ku kandidoi.

Kalaja pretendon se sipas vëzhgimeve të tij ka dalë në pah se si është tjetërsuar vota e tij, qoftë nga PD te PS, por edhe brenda listës së hapur të PD-ASHM në të cilën kandidoi.

Kalaja ka një tjetër seancë nesër në KAS, ku pret t’i aprovohet kërkesa për hapjen e kutive.

Aulon Kalaja: Duhet të legjitimohet kandidati. Kam kërkuar vota personale. Kam qenë i pari që kam kontestuar rezultatin e zgjedhjeve, KAS ma rrëzoi për arsye proceduriale pa u shpallur rezultati final nga KQZ nuk mund të kishte rinumërim. Duke kuptuar trafikimin e votës, na lanë 5 ditë afat e papranueshme. Arrita të shikoj me stafin tim të vullnetarëve dikur te 40 kuti më pak se 10% dhe pamë si ishte trafiku i votës, qoftë te vota e PS dhe PD, qoftë dhe te vota midis kandidatëve.

Është kutia, nga shpejtësia nuk ishte vënë X por vetëm një vizë, ishin diku te 50 fletë. Kjo është vota e Aulon Kalasë, numëroheshin një herë PD PS, mbylleshin kutitë dhe hapeshin votat e kandidatëve. Kjo është vota e Aulonit, dhe merrej vota për kandidatin tjetër në tavolinë. Prandaj këmbëngula që anëtarët e KAS nuk duhet të silleshin si nenexhi, duhet të prevalojë Kushtetuta. Po shkoj drejt fitores, hapjes së kutisë.

Kam të drejtë për të parë votat e mia. Votat e mia nuk i shoh në emër të koalicionit, por në emrin tim.

Nesër do arrijmë të hapim kutitë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular