Shqipëria do të presë Serbinë më 7 qershor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.UEFA ka publikuar pak minuta më parë arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë duel kaq të rëndësishëm.
Kryesori do të jetë Davide Masa, i cili ka arbitruar vetëm një ndeshje të Kombëtares. Më 16 nëntor 2015, ai vendosi drejtësi në miqësoren midis Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila përfundoi me rezultatin 2–2 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Ndihmësit e tij janë Filippo Meli dhe Ciro Karbone. Asisteni i katërt është përzgjedhur Fabio Mareska, në VAR është Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri do të jetë në AVAR.Rikujtojmë që kjo është ndeshja e tretë për Kombëtaren kuqezi, ku në Angli u mposht por fitoi me Andorrën. Ndërsa Serbia do të debutojë pikërisht të shtunën në këto kualifikuese.