Kanadaja, e njohur për hapjen e saj ndaj emigrantëve, ka prezantuar një projektligj të ri që vendos rregulla më të ashpra për azilkërkuesit. Ligji synon të kufizojë disa kërkesa për azil dhe u jep autoriteteve më shumë fuqi për të pezulluar përpunimin e aplikimeve për imigracion.
Një pjesë e rëndësishme e ligjit është ndalimi i personave që kanë qenë në Kanada për më shumë se një vit të aplikojnë për azil, duke i bërë ata të rrezikojnë deportimin. Aktualisht, refugjatët mund të kërkojnë azil në çdo moment, qoftë kur hyjnë në vend, si nëpërmjet aeroportit, apo edhe pasi të jenë tashmë në Kanada.
Ligji i ri gjithashtu i jep policisë më shumë kompetenca për të monitoruar kufirin e përbashkët me Shtetet e Bashkuara, duke forcuar kontrollet në këtë zonë kritike.