HomeKronikeEMRAT/Lëndë narkotike dhe arsenal armësh brenda në banesë, arrestohen dy vëllezër në...

EMRAT/Lëndë narkotike dhe arsenal armësh brenda në banesë, arrestohen dy vëllezër në Fier

spot_imgspot_img

Dy vëllezër janë arrestuar në fshatin Ngjeqar pasi u zbuluan duke prodhuar dhe shpërndarë kanabis, si dhe duke mbajtur armë zjarri pa leje.

https://7aff8aca1705e2c3526fd7b98cd5ecb1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe një arsenal armësh.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë shtetasit Kosta Shabanaj, 47 vjeç dhe Elton Shabanaj, 26 vjeç. Ky i fundit tentoi të largohej me vrap sapo pa shërbimet në afërsi të banesës, por u ndalua menjëherë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në zonën ku banonte.

https://7aff8aca1705e2c3526fd7b98cd5ecb1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Nga kontrolli në banesën e tyre u sekuestruan: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra municioni, 1 thikë, sasi e përgatitur kanabisi, 200 fara kanabisi, 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Të gjitha sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e shpërndarjes dhe burimet e furnizimit me armë dhe drogë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular