HomeKronikeEMRAT/Nga 250 euro deri në 1500 euro në sektorin VIP, detaje nga...

EMRAT/Nga 250 euro deri në 1500 euro në sektorin VIP, detaje nga arrestimi i tre personave që shisnin bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi! Kush janë të rinjtë që u vunë në pranga

spot_imgspot_img

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor.

Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta se ato të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Mësohet se biletat shiteshin nga 250 deri në 500 euro, ndërsa për sektorin VIP, çmimi arrinte deri në 1500 euro për një biletë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar tre shtetas: Ledion Metallari 34 vjeç, Arbi Topi 23 vjeç dhe Ilir Lokaj 24 vjeç. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë E. Sh. 25 vjeç dhe një i mitur 16-vjeçar.

Të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular